Shqipëria

Motra e dy viktimave të Astirit: Përparimi i përdori për prostitucion


Motra e dy viktimave te 31 dhjetorit në Astir, Adriana, ka bërë deklarata të forta ndaj autorit të krimit të rëndë, Përparim Ademi.

Ajo ka thënë se ai i ka shfrytëzuar për prostitucion në Selanik dhe se janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj.

“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën te babai, ka qenë 15 vjeçe”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se babai kishte thënë se do t’a denonconte, por ishte kërcënuar nga Përparimi.

“Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi dhjetë fëmijë” tha Adriana.

Ndër të tjera ajo përmendi se edhe gruaja e Përparimit ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.

“Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë ajo./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore