Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri ka paralajmëruar të shtunën e 17 qershorit se do të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Sipas IGJEO-s, ditën e premte do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në qendër dhe në jug të territorit.
Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet Dibër, Tiranë dhe Fier priten reshje mesatare.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 18 / 23 °C, në vendet e ulëta: 17 / 21 °C, në vendet malore: 13 / 15 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi