Lajme

Mosmarrëveshje me qeverinë, dënohet me 18 vite burg miliarderi kinez


Një miliarder i njohur kinez është dënuar me 18 vjet burg.

Ky është dënimi i fundit nga një seri dënimesh kundër “bosëve të Korporatave”.

Sun Dawu drejton një nga bizneset më të mëdha private bujqësore të vendit në provincën veriore të Hebei-y.

Ai u shpall fajtor për “provokimin e telasheve” – ​​një akuzë e përdorur shpesh kundër aktivistëve.

Akuzat e tjera kundër tij përfshijnë pushtimin ilegal të tokës bujqësore, grumbullimin e një turme për të sulmuar agjencitë shtetërore dhe pengimin e punonjësve të qeverisë nga kryerja e detyrave të tyre.

Ai, gjithashtu, u gjobit me 3.11 milionë juanë (478 mijë e 697 dollarë).

Kush është Sun Dawu?

Kompania e Sun-it është një ndër më të mëdhatë në Kinë, me biznese që variojnë nga përpunimi i mishit dhe ushqimi i kafshëve shtëpiake deri te shkollat ​​dhe spitalet.

Thuhet se ai u arrestua vitin e kaluar, së bashku me 20 të afërm dhe bashkëpunëtorë biznesi, për një mosmarrëveshje mbi tokën me një fermë të drejtuar nga qeveria.

Në atë kohë, ai tha se dhjetëra punonjës të tij u plagosën në një incident me policinë në lidhje me mosmarrëveshjen.

Sun është afër disa disidentëve të shquar politikë kinezë dhe, në të kaluarën, ka kritikuar politikat rurale të qeverisë.

Ai ishte një nga të paktët njerëz që akuzoi hapur qeverinë për fshehjen e një shpërthimi të gripit të derrit në Afrikë, i cili preku fermat e tij në vitin 2019, dhe më vonë shkatërroi pjesën më të madhe të industrisë së vendit.

Gjithashtu u dënua me burg në 2003-in, për “mbledhje të paligjshme të fondeve”, por çështja u rrëzua pas një mbështetjeje të madhe nga aktivistët dhe publiku.

Thuhet se Sun-i mohoi shumë nga akuzat kundër tij në një seancë para gjyqit, duke e përshkruar veten si një “anëtar të shquar të partisë komuniste”.

Megjithatë, thuhet se pranoi se kishte bërë gabime, përfshirë postimin e mesazheve në internet.

Kina ka goditur bizneset dhe sipërmarrësit në vend.

Kompanitë kryesore teknologjike, përfshirë Alibaba, Didi dhe Tencent, janë duke u hetuar për një sërë çështjesh rregullatore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore