
Autoritetet ruse akuzuan të shtunën ushtrinë ukrainase për vrasjen e 14 personave dhe plagosjen e 24 të tjerëve kur goditi një spital në rajonin e Luhansk-ut në Ukrainën lindore.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.
Të shtunën në mëngjes, “forcat e armatosura ukrainase goditën qëllimisht ndërtesën e spitalit lokal me raketahedhës Himars në lokalitetin Novoaidar, në rajonin e Luganskut”, tha ushtria ruse në një deklaratë.
Raketa ” la 14 pacientë dhe personel mjekësor të vdekur dhe 24 të plagosur “, sipas autoriteteve ruse.
Mjekët e institucionit kishin ofruar “për disa muaj ndihmë mjekësore për popullatën civile, si për ushtarakët”, sipas të njëjtit burim.
“Një sulm i qëllimshëm kundër një institucioni të njohur mjekësor civil përbën padyshim një krim të rëndë lufte të regjimit të Kievit”, shtohet deklarata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com