Lajme

“Mos vazhdimi i kontratës”, nxjerrë në rrugë stafin mbështetës shëndetësorë të angazhuar për COVID 19


Një nga protestat e mjekëve

Kur më së shumti shteti kishte nevojë për ta, i angazhoi në punë.

Lufta kundër COVID19, në Kosovë i obligoi institucionet e shëndetësisë që të shtojnë numrin e stafit mjekësorë, për të menaxhuar situatën me pandeminë.

Kështu u angazhuan mbi 1 mijë e 200 punonjës shëndetësorë në mbarë vendin, të cilët u angazhuan si staf mbështetës në menaxhim të kësaj situate të krijuar me COVID 19.

Tani kur situata me pandeminë u fut në binarë, këta punonjës shëndetësorë u larguan nga puna.

Për shkak të mos vazhdimit të kontratës së punës, rreth 1 mijë e 200 punëtorët e angazhuar në kohë të pandemisë do të protestojnë këtë të martë nga ora 10:00.

Këta punonjës njëherë u lan pa rroga për tre muaj, por pas protestës së tyre, Ministria e Shëndetësisë ua bëri zgjidhjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore