Vende

Mos u besoni gojëdhënave – Hotel Pinea me rekord pushuesish në vitin 2024


Ka zëra, se në Shqipëri plazhet janë boshatisur dhe turizmi po çalon. Ka zëra, se njerëzit nuk vijnë më për të pushuar në bregdetin shqiptar në sezonin veror, për shkak të kushteve dhe çmimeve përtej normales.

Por, ka edhe fakte, të cilat reflektojnë se gjithçka po shkon sipas planit dhe se turizmi, përfshi atë elitar, po rritet ndjeshëm dhe po sjell fitime të mëdha në zinxhirin e hotelerisë në vend.

Një shembull i tillë është edhe Hotel Pinea, i gjendur në bregdetin e bukur të Pishave të Buta në Durrës dhe i cili ka parë për të katërtin vit radhazi një shpërthim të vërtetë turistik, me një sezon të prenotuar që prej fillimit të vitit.

Nga komunikimi që Albanian Post ka pasur me strukturën e nivelit të lartë të hotelerisë, në Pinea, jo vetëm që nuk ka pasur ulje të fluksit turistik, por sezoni madje ka filluar edhe më herët, krahasuar me vitet e shkuara.

Fundjavat e majit, kanë qenë me kapacitet të plotë sipas drejtuesve të strukturës hoteliere dhe duke nisur nga qershori, rreth 90% e ditëve kanë qenë të operuara me kapacitet të plotë.

Pushuesit, kanë qenë në një ndarje 50-50, ku, gjysma kanë qenë të huaj (polakë, çekë, sllovakë, spanjollë, portugezë) dhe gjysma tjetër, kanë qenë shqiptarë.

Në Pinea, gjysma e kapacitetit është mbuluar përmes agjencive të huaja turistike, të cilat duke parë konceptet e volitshme që hoteli ofron dhe një raport të shkëlqyer cilësi-çmim, u rekomandojnë klientëve të tyre pikërisht bregdetin ranor të Pishave të Buta për të pushuar gjatë verës së nxehtë, por të freskët në Pinea.

“Pothuajse 40% e rezervime janë mbyllur në fillim të vitit, në momentin që kemi dalë me ofertat për sezonin e ri dhe shumica prej tyre kanë qenë klientë, të cilët janë kthyer në hotelin tonë për herën e dytë ose me shume”, tregojnë për Albanian Post drejtuesit e Pineas.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALBANIAN POST (@albanianpostofficial)

Po ashtu, bie në sy fakti se pjesa më e mirë e pushuesve, rreth 70%, kërkojnë shërbimin All Inclusive, të cilin e ofron si një shërbim në standardet më të larta të hotelerisë në gjithë botën. Pjesa tjetër, zgjedhin edhe ofertat e ndryshme që Hoteli jep, përmes koncepteve “Half Board” (mëngjes dhe darkë), apo “Bed & Breakfast”.

Në terma të qëndrimit, ato variojnë, por një mesatare e përafërt reflekton se klientët zgjedhin akomodimin minimal pesë-ditor, ose më shumë.

Argëtimi nuk mundet të mungojë kurrsesi, me mbrëmjet festive përmes performancave live nga artistë të ndryshëm, festave në pishinë me DJ, apo edhe animacione për më të vegjlit.

Në Pinea, ka nga të gjithat…për të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore