“Mos guxo të shkruash për kryetarin e Shtimes”, kërcënohet gazetari

SHFLETO

AGK

Dini Fetahu
20.10.2023 17:53
Loading Icons...

“Nuk guxon më asnjëherë të shkruash asgjë për kryetarin [Qemal Aliu] dhe ekzekutivin në Shtime dhe për njerëzit që funksionojnë rreth tij”, është kërcënimi që e ka marrë gazetari i grupit “Koha”, Agim Ademi.

Kërcënimi i është bërë nga një qytetar i Shtimes, komunë kjo që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, me inicialet S.B.

Këtë kërcënim e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

AGK-ja e ka konsideruar  kërcënimin ndaj gazetarit Ademi si “të papranueshëm”, dhe “pengesë për kryerjen e punës së tij profesionale”.

Sipas gazetarit Ademi, ngjarja ka ndodhur në Godanc derisa po përurohej fillimi i punimeve për ndërtimin e çerdhes publike, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

AGK ka njoftuar se kjo nuk është hera e parë që Ademi merr kërcënime të ngjashme.

Për rastin në fjalë është njoftuar policia në Shtime, teksa AGK-ja i ka bërë thirrje organeve të rendit që “ta ndjekin seriozisht rastin, kurse Kryetarit të Shtimes [Qemal Aliut] që të distancohet publikisht”.