Shqipëria

Morinë: Nuk deklaroi paratë, sekuestrohen mbi 12 mijë euro/ Procedohet 34-vjeçari nga Sllovenia


Policia kufitare e Morinës ka sekuestruar 12 mijë e 70 euro, 1 mijë e 150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Përkatësisht shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, pas kalimit të vijës së dytë në hyrje të Shqipërisë, forcat e Policisë kanë kryer një kontroll më të imtësishëm.

Paratë e sekuestruara të këtij shtetasi nuk ishin deklaruar dhe për rrjedhojë ai do të procedohet penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore