Sport

Morata largohet nga Juventus-i: Do të jem gjithmonë një juventin


Alvaro Morata është përshëndetur me klubin e Juvneuts-it, duke publikuar një video në faqen e tij në Instagram.

“Një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në jetën time ishte shansi për të veshur këtë fanellë”, ka shkruar sulmuesi spanjoll duke publikuar një video me të gjithë anëtarët e familjes së tij të veshur me fanellën e Juventus-it.

“Faleminderit shokëve të skuadrës, anëtarëve të stafit, drejtorëve, punëtorëve të magazinës, fizioterapistëve, mjekëve dhe të gjithë njerëzve që punojnë në prapaskenë për kaq shumë orë për ne. Faleminderit shumë. Ju jeni njerëz të mrekullueshëm”, shtoi Morata.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata)

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. E kam mbrojtur gjithmonë këtë fanellë dhe do të jem një juventin përgjithmonë”, tha mes tjerash sulmuesi spanjoll.

Kështu bardhezinjtë konfirmuan largimin e Morata-s në mëngjesin e së enjtes, pasi kontrata e huazimit dy-vjeçar mori fund.

Juventus-i kishte mundësin për ta blerë kartonin e 29-vjeçarit për 35 milionë euro, por ata nuk e bënë këtë, kështu që Morata do të rikthehet te Atletico Madrid-i.

32 gola dhe 21 asistime në 92 ndeshje në të gjitha garat, ishte kontributi i Morata-s me fanellën bardhezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore