Shqipëria

Monitorimi me dron për operacionin në Mat, zbulimi i 260 bimëve kanabis


Policia e Matit ka ndarë informacion zyrtar për operacionin ku u zbuluan 260 bimë kanabis dhe u arrestua një 26-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bëhet me dije se kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz, 260 bimë narkotike cannabis sativa.

Këto të fundit mësohet se u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke ruajtur parcelën shtetasi B.S., 26 vjeç, banues në Mirditë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve.

Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Sakaq, operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore