Sport

Momenti kur Mourinho ia dhuroi një tifozit medaljen e tij të argjendtë


Roma u mposht nga Sevilla në mbrëmjen e kaluar në finalen e Ligës së Evropës.

Si finalist, ekipit italian i takuan medaljet e argjendta, por trajneri i tyre, Jose Mourinho, nuk e dëshiroi atë.

“The Special One” është bërë viral në rrjetet sociale, teksa medaljen e fituar nuk dëshiroi ta mbante për vete, por ia dhuroi një tifozi të Romës.

Pasi e bëri këtë, Mourinho tha se ai nuk i mban medaljet e argjendta.

“Unë i mbaj medaljet e arta, nuk i dua ato të argjendta dhe i dhuroj gjithmonë”, ka thënë Mourinho pasi ia kishte dhuruar tifozit të vogël medaljen.

Ndërkohë, ai akuzoi edhe arbitrin kryesor të ndeshjes, Anthony Tailor.

Kjo ishte finalja e parë evropiane e humbur nga Mourniho, teksa portugezi i kishte fituar pesë të tilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore