Sport

Modric rinovon kontratën me Realin


Luka Modric ka rinovuar kontratën me klubin e tij, Real Madrid-in edhe për një sezon tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll, të cilët njoftuan se kroati do të mbetet të paktën edhe për një sezon në Madrid.

“Real Madrid CF dhe Luka Modric kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e lojtarit deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftim.

Modric kishte hyrë në ditët e fundit të kontratës dhe pritej ndoshta largimi i tij shkaku i moshës 36 vjeçare, megjithatë paraqitjet e shkëlqyera që kishte në kohët e fundit, ka bërë që madrilenët t’ia zgjasin kontratën edhe për një sezon.

Ndryshe, Modric ka zhvilluar plot 10 sezone me Real Madrid-in, nga to 436 ndeshje, ku ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 73 asistime.

Së bashku me klubin mbretëror, Modric ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, tri La Liga, katër Kupa të Botës për klube, tri Superkupa Evropiane dhe një Kupë të Mbretit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore