Sport

Modric dhuron fanellën e Kupës së Botës për viktimat e tërmetit në Turqi


Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, dhuroi fanellën e tij të veshur në ndeshjet e Kupës së Botës 2022 për viktimat e tërmetit në Turqi, tha të martën ambasadori turk në Zagreb.

“Përshëndetje për të gjithë miqtë e mi turq. Unë vetëm dua t’ju dërgoj shumë forcë dhe lutje në këto momente të vështira,” tha shefi i ekipit kombëtar të futbollit në një video-mesazh në Tëitter. “Qëndroni të fortë, të gjithë jemi me ju dhe lutemi për ju”.

Ambasadori turk në Zagreb, Yavuz Selim Kiran, falënderoi Modric-in për solidaritetin e tij pasi të gjitha të ardhurat nga shitja e fanellës me numrin 10, e veshur në hapjen e Kupës së Botës 2022 kundër Marokut, do të shkojnë për viktimat e fatkeqësisë. Ajo ndeshje përfundoi në barazim pa gola.

Më parë, qendërmbrojtësi kroat Josko Gvardiol dhe portieri Dominik Livakovic kishin dhuruar gjithashtu fanellat dhe dorezat e tyre për viktimat e tërmetit.

Modric është një lojtar i rregullt i Real Madrid-it që nga viti 2012, duke fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, katër herë Kupën e Botës për klube, tre tituj kampion në Spanjë dhe tre superkua të UEFA-s.

37-vjeçari fitoi gjithashtu një Kupë të Spanjës dhe katër Superkupa të Spanjës me Real Madridin.

Modric është fitues i medaljes së argjendtë të Kupës së Botës FIFA pasi kombëtarja kroate humbi nga Franca 4:2 në finalen e vitit 2018.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore