Shqipëria

Mjeku Tritan Kalo: Vaksinat anti-Covid, janë një armë e fortë për të shpëtuar jetë


“Kohë kovidiane. 6.04.2021. Përsëri të përçarë edhe në luftën ndaj armikut të padukshëm jetë lëndues dhe jetë marrës”.

Kështu është shprehur mjeku i njohur shqiptar, Tritan Kalo, të martën e 6 prillit, nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook.

“Jemi jo më shumë se 7 milionë bashkëkombës në trevat Arbërore të 28.12.1912. Edhe një jetë e humbur është shumë për një popull, për një Komb si i yni”.

Ai thotë se maska, higjiena dhe distancimi, nuk mund të ndalin “vrullin e dallgëve të kësaj pandemie”.

Kalo shkruan se vaksinat anti-Covid, janë një armë e fortë për të shpëtuar jetë.

“Ato janë të mezi pritura e të mirëseardhura për shqiptarët që gjallojnë këndej dhe andej Drinit”.

Për më tepër ai thotë se vaksinat amerikane, kineze, ruse, angleze, suedeze, të cilat po përdoren kudo në botë, rezultojnë të jenë të barasvlershme në mbrojtjen e jetës përkundrejt kësaj sëmundje me shumë fytyra e vrastare.

“Enverizmi si frymë dhe enveristët si individë në këtë dhe atë të anë të Drinit ende frymojnë dhe janë aktivë, për të përftuar kredi për politik bërjen e tyre por njëkohësisht edhe për dëm prurjen përkundrejt ardhmërisë sonë socio-ekonomiko-politike si Komb”.

Ai thotë se politika nuk duhet të përçajë luftën kundër këtij armiku të padukshëm.

“Si Shqiptar, si mjek, si prind, si atdhetar nuk  mundet t’a gëlltis lugën e politikës suaj përçarëse, sidomos në këto kohë të vështira ekzistencialiste si Komb”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore