Kosova

Mjekë ushtarakë nga Hungaria në Kosovë, për kujdes mjekësor të ushtarëve të tyre


Ushtarët e lënduar të KFOR-it në Veri.

Në mbrëmjen e 29 majit, një aeroplan nga Hungaria ka udhëtuar në Kosovë, për të ofruar kujdes mjekësor dhe për t’i rikthyer në shtëpi ushtarët hungarez të KFOR-it, të cilët janë plagosur gjatë përleshjeve në Zveçan.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të publikuar nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze dhe mediave hungareze.

“Në mbrëmjen e 29 majit, avioni Air Honveg i Forcave të Armatosura hungareze u nis për në vendngjarje nga Kecskemet për t’u kujdesur dhe sjellë në shtëpi ushtarët hungarezë të plagosur në detyrën e shpërndarjes masive të urdhëruar në vendbanimin Zveçan në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu është theksuar se gjeneral-major Ferenc Kajari, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Shtabit të Përgjithshëm të Honved, është gjithashtu nga Abadena, i rrethuar nga mjekë të ushtrisë.

Pas arrestimit të pesë serbëve të cilët dyshohet se janë përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në Veri të Kosovës, vetëm dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Ky lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa është sqaruar se vendimi është marrë me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Dita e dytë që serbët po protestojnë

Është dita e dytë me radhë që serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.

Kërkese e tyre po ashtu është që të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

Më 26 maj, tensionet në Veri u rritën, atëherë kur krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kishin hyrë nën përcjelljen e policisë në ndërtesat komunale.

Ndërkaq, më 29 maj, protestuesit u përleshën me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Nga kjo përleshje 41 trupa të KFOR-it u lënduan dhe dhjetëra protestues.

Nga pamjet që vijnë nga Zveçani ishte parë një numër i ushtarëve të shtrirë në tokë, pas lëndimeve të marra.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe kanë kërkuar që të ndalet menjëherë dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.

Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunale nëntorin e 2022.

Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.

Policia e Kosovës, të martën situatën në komunat veriore e ka përshkruar “si të brishtë”, por që nga ky institucion i sigurisë është thënë se po vazhdohet të punohet për stabilizimin e situatës dhe ruajtjen e sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore