Futbollistet e Mitrovicës e kanë fituar trofeun e parë të këtij edicioni për futbollin e vajzave. Ato në finalen e Kupës së Kosovës e kanë mundur skuadrën e EP Hajvalisë, me rezultat 2:1.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, solli rivalitet dhe lojë interesante nga të dyja ekipet.
Të parat në epërsi kaluan mitrovicaset, të cilat realizuan përmes Edona Kryeziut, në minutën e 10-të.
E njëjta futbolliste paraprakisht qëlloi tërthorësen pas gjuajtjes me kokë në minutën e katërt.
Skuadra e drejtuar nga Suad Keqi pati mundësi të mirë për të barazuar shifrat në minutën e 34-t, por Fortesa Berisha në një përballje direkte me portieren Viona Rexhepi nuk doli e suksesshme.
Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë ishte Qëndresa Krasniqi, e cila i barazoi shifrat, duke çuar skuadrat në pushim me shifrat e barabarta, 1:1.
Në pjesën e dytë ritmi i lojës ishte më i dobët, pasi të dyja ekipet luanin më me kujdes. Mirëpo, për fitoren e Mitrovicës u përkujdes Donjeta Halilaj, e cila në minutën e 79-të shënoi për rezultatin përfundimtar 2:1.
Në fund, medaljet për të dyja ekipet finaliste dhe trofeun për kapitenen e Kaltrina Biqkaj e ndanë Vjollca Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së, Përparim Drini, drejtor i Sigal Uniqa dhe Valbona Gashi Uka, menaxhere e futbollit të vajzave në FFK.
Nga afër këtë ndeshje e ndoqën edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, anëtarë të KE të FFK-së si dhe zyrtarë nga MKRS dhe KOK-u.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku