Vende

Misteri i kulturës aziatike


Në një botë e cila të ofron mundësi të pafundme eksplorimi, Azia bën diferencën.

Ky kontinent është një përzierje kulturash,  që ofrojnë një përvojë unike dhe të ndryshme nga çdo vend tjetër i perëndimit. Qofshin tempuj të bukur, mikpritje pakufi dhe ushqim.

Azia vërtet që ofron pafundësi përvojash të ndryshme dhe kulturash për çdo treg. Është destinacioni perfekt për udhëtarët që duan të zhysin veten në një vend të mahnitshëm pa faturë të lartë. Ajo karakterizohet nga një natyrë e larmishme, ekzotike, me shumë monumente historike. Një turist mund të njihet me shumë zona natyrore, nga pyjet ekuatoriale të Indonezisë deri te shkretëtirat e buta në Kinën veriperëndimore dhe Mongoli.

Monumentet e saj  datojnë që para mijëra vjetëve. Fetë janë një përzierje duke filluar nga feja  Budiste, Hebre, Myslimane, dhe Kristiane. Shumë ndërtesa moderne janë të stilizuara në frymën e traditave myslimane. Azia njihet ndryshe për jetën e egër dhe kafshët e pafundme që iu ofron turistëve.

Kultura e këtij kontinenti përfshin zakonet, traditat kolektive dhe të larmishme të artit, arkitekturës, muzikës, letërsisë, stilit të jetës, filozofisë, politikës dhe fesë që janë praktikuar dhe mirëmbajtur nga grupe të shumta etnike të kontinentit të Azisë që nga parahistoria.

Njihet ndryshe si shtëpia e disa prej civilizimeve më të vjetra në botë, që prodhuan shumicën e sistemeve të mëdha fetare dhe miteve më të vjetëra në  histori.

Një tjetër karakteristikë e Azisë, janë artet marciale. Ata figurojnë në shumë kultura aziatike. Gjurmët e para të njohura të arteve marciale, datojnë nga Dinastia Xia mbi 4 mijë vjet më parë. Disa nga stilet më të njohura të arteve marciale në botë u zhvilluan në Azinë Lindore, të tilla si karate, xhudo dhe kung fu.

Kuzhina e Azise është shumë të pasur. Kryesisht mbështetet në erëza dhe bimë. Pasta e karkalecave, salcë e peshkut dhe salcë soje ofrojnë një dimension tjetër të kripshmërisë.

Kjo është Azia vend i eksplorimeve të mëdha./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore