Futboll

Miroslav Klose për sfidën Bayern – Lazio


Do të jetë një ndeshje e veçantë mes Lazio-s dhe Bayern Munchen për një nga legjendat e futbollit, Miroslav Klose, që sot është ndihmës trajner i gjermanëve. Por ai nuk e harron të kaluarën e tij tej Lazio, ku mbylli karrierën e tij.

Në prag të kësaj ndeshjeje, veçanërisht për dyshen Lewandowski-Immobile, për ‘Kicker’,  Klose është shprehur: “Unë e shoh Robert-in [Lewandowski] në stërvitje çdo ditë dhe mund ta gjykoj atë në mënyrë më të plotë. Mendoj se ai është më i miri, është një qendër sulmues perfekt. Por Immobile i meriton të gjitha golat e tij, ai i lexon mirë aksionet, lëviz shumë për ta kërkuar topin dhe i duhen vetëm pak raste për të ndëshkuar. Kjo flet shumë për cilësinë e tij. Luan mirë me të dyja këmbët, është i mirë dhe në goditjet me kokë”.

“Unë mendoj se Bayern ka më shumë mundësi  për ta kaluar turnin, por ne nuk jemi favoritët nëse shikojmë të gjitha mungesat. Gjëja më e rëndësishme do të jetë të qarkullojmë topin. Jo vetëm kaq: presion ndaj Lazios siç bëmë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Eintracht-it. Skuadrat italiane nuk janë mësuar me një futboll kaq agresiv. Pika e dobët e Lazio-s është mbrojtja, por duhet të bëjmë kujdes nga sulmi i tyre, që ndihmohet mjaft nga Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic. Dhe pastaj ata kanë lojtarë të shpejtë si Lazzari dhe Marusic. Pa harruar përvojën e Reina, Lulic dhe Radu. Megjithatë, kërcënimi më i madh do të jetë Ciro Immobile”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore