Shqipëria

Miratohet vendimi në Këshillin e Ministrave, Ibrahimaj: 3.3% indeksimi për të gjitha kategoritë e pensioneve


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, fill pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka bërë me dije se është miratuar vendimi për indeksimin e pensiove që vjen si rezultat i Paketëa së Rezistencës Sociale për përballimin e rritjes së çmimeve.

“3.3% do të jetë indeksimi për të gjitha kategoritë e pensioneve. Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet”, tha ajo në fjalën e saj.

Sipas Ministres ky indeksim është më i lartë pasi ishte parashikuar 2.4%.

“25 mijë lekë është shtesa e një familje mesatare lidhur me rritjet e çmimeve të shportës, ne kemi dhënë 3 mijë lekë”, theksoi Ibrahimaj.

Çfarë përfshin Paketa e Rezistencës Sociale?

Paketa e Rezistencës Sociale përfshin 3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, kompensim 3 mijë lekë për tre muaj.

1.45 miliardë lekë do të jepen nga buxheti i shtetit për naftën në bujqësi dhe 500 milionë lekë për urbanët.

Gjithashtu do të ketë ulje të tatimit mbi ardhurat, ku pagës deri në 40 mijë lekë do t’i hiqen taksat, ndërsa do të ketë përgjysmim të kësaj të fundit për pagat deri në 50 mijë lekë.

Ndërsa paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë nga 30 mijë që ishte.

Sakaq, vendi po kalon krizë energjetike dhe nga buxheti i shtetit do të jepen 28 miliardë për mburojën e energjisë, ku çmimi i saj nuk është rritur për familjet dhe bizneset e vogla.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, që në krye të herës në daljet e tij publike ka theksuar se mbështetja për familjet shqiptare nuk do të mungojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore