Sport

Miratohet statuti i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër


Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër (SHRFSH) zhvilloi ditën e mërkurë mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri, për të zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF dhe për pranimin e anëtarëve të rinj.

Mbledhjen e hapi kryetari i SHRFSH, Armando Cungu, i cili pasi paraqiti rendin e ditës, shpjegoi edhe procesin e riorganizimit dhe statutin e ri të shoqatës, në mënyrë, për t’u përshtatur me rregullat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

I pranishëm ne mbledhjen e SHRFSH, ishte edhe kreu i FSHF, Armand Duka. Ndër të tjera, Duka tha nga Shkodra se ndryshimet e reja në statut erdhën si pasojë e nevojës për të krijuar një përfaqësim sa më të barabartë të futbollit në Shqipëri, qoftë për djem apo për vajza dhe qoftë për futbollin profesionist apo për atë amator.

Gjithashtu Duka vuri theksin edhe te mbështetja që FSHF do i japi çdo shoqate futbolli, në mënyrë që të zhvillohet futboll i pavarur në çdo rajon të Shqipërisë.

SHRFSH tashmë ka mësuar edhe anëtarët e rinj që do të jenë pjesë e saj: KF Tërbuni, KSSH Veleçiku, Sh. Futbollistëve ADA dhe akademia e KF Vllaznia. Të cilat plotësojnë kriteret e anëtarësimit pranë SHRFSH.

Tre delegatët e rinj që do përfaqësojnë SHRFSH në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF janë: Alfred Pjetri, Brikeno Bizi dhe Ferid Borshi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore