Shqipëria

Miratohet ligji për regjistrimin digjital të OJF-ve


Përballë Komisionit të Ligjeve, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj Gjonaj tregoi se do të krijohet një regjistër elektronik dhe publik për Organizatat Jofitimprurëse(OJF).

Gjatë seancës dëgjimore, Gjonaj prezantoi ligjin e ri i cili do të mundësojë Gjykatën e Tiranës të rregjistrojë të dhënat në mënyrë digjitale, sipas rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve MONEYVAL.

Ministrja argumentoi se ligji i ri do të rregullojë problematikat e ligjit aktual, i cili parashikon një procedurë të gjatë me shumë dokumenta.

Gjithashtu përmes ligjit të ri do të rritet aksesi për qytetarët të cilët mund të bëjnë kërkime mbi OJF- të e ndryshme.

Një tjetër risi e ligjit, do të jetë ulja e barrës së procedurave gjyqësore për regjistrimet e OJF-ve.

Tashmë ndryshimet në regjistër do të kryhen nga kancelari i gjykatës i cili me anë të një kërkese.

Në ligin e mëparshëm, OJF-të duhet të bënin kërkesë në gjykatë, të hidhej shorti, të caktohej gjyqtari dhe ky i fundit të marrë vendimin për ndryshimin e të dhënave.

Po ashtu do të krijohet një sportel elektronik, i cili është portal elektronik i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që do të ofrojë shërbim për publikun në distancë.

Nëpërmjet tij, do të komunikohet drejtpërdrejtë me sistemin qëndror për rregjistrimin e OJF-ve, nëpërmjet mjeteve elektronike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore