Kosova

Ministrja paditë mediumin që publikoi përgjimet dhe zyrtarin e MINT


Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pas përgjimeve që tregojnë për keqpërdorimet që janë bërë me rezervat shtetërore e që janë publikuara nga mediumi Nacionale, ka dorëzuar padi ndaj tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Hajdari përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë”.

“Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu”, ka shkruar Hajdari.

Sipas saj, këto përgjime janë “sulme të vazhdueshme ndaj saj” dhe “shpifje” e që nuk duhet të kthehen në normalitet.

“Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm”.

Sic u dëgjua në përgjimet e publikuara nga mediumi Nacionale, të mbështetura nga burime të AP-së brenda ministrisë, Hajdari disa herë i kishte thirrur në kabinet zyrtarët e Drejtorisë së Financave dhe të Rezervave Shtetërore për t’iu kërkuar t’i kryenin pagesat, përkundër se potencialisht kundërligjshëm.

Të gjithë ju kishin bindur, përjashto zyrtarin certifikues, Enver Hajrullahu, që kishte refuzuar me arsyen se nuk ka bazë ligjore, sepse nuk ishte tërë sasia e grurit.

AP kishte mësuar se sasia e grurit që nuk ka ardhur është 9 mijë kilogram, që përkundër që kanë kaluar më shumë se 1 vit, kjo sasi nuk ka arritur.

Në një moment ministrja Hajdari në mënyrë të kundërligjshme kishte kërkuar nga zëvendësuesi i sekretarit të MINT, Arber Gegaj (tashme i shkarkuar) që të merrte masa ligjore ndaj Enver Hajrullahut dhe atë pa ju shmangur veprimit kundërligjor, përmes e-mailit.

Shpjegim në detaje – Çfarë shkelje ligjore i kërkoi të kryente zyrtarit Enver Hajrullahu ministrja Rozeta Hajdari

Kujtojmë se Ligji për Shërbyesit Civil, e ndalon ndërhyrjen e ministrit në administratën civile, sepse punët janë të ndara.

AP po ashtu mësoi se këto e-maila janë të ruajtura në dosjen e Prokurorisë që tashmë këtë lëndë është duke e hetuar.

Drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, duke rënë nën presionin e ministres Hajdari, kishte kërkuar që të kryhen pagesat nga Hajrullahu, por ky i fundit sërish e kishte refuzuar, duke i kërkuar dëshmi që gruri që do të paguhet është në sasinë e porositur.

Presionet vetëm sa ishin shtuar, derisa në një moment Hajdari e merr në telefon në prezencë të të gjithë zyrtarëve të financave dhe të Departamentit të Rezervave, drejtorin e thesarit për t’i kërkuar sqarime në lidhje më këtë pagesë.

Drejtori i thesarit fillimisht i jep të drejt ministres Hajdari, ndërsa Hajrullahu kërkon fjalën për të ndërhyrje për t’ia sqaruar, mirëpo Hajdari duke e fyer nuk e lejon të flas.

Në një moment Hajrullahut i jepet fjala për t’ia sqaruar situatën drejtorit të thesarit. Pasi e jep sqarimin Hajrullahu, drejtori i thesarit i del në krah Hajrullahut dhe kërkon nga ministrja që të shpërblehet, meqë e ka ruajtur buxhetin e shtetit.

Në atë moment Hajdari zmbrapset nga kërkesa e saj kundërligjore dhe e liron Hajrullahun nga certifikimi i kësaj pagese. Pagesën më vonë e certifikon një zyrtare tjetër.

Hajrullahu për shkaqe shëndetësore, për t’iu nënshtruar një operimi, kërkon pushim pa pagesë, që deri në atë moment nuk i aprovohej.

Kujtojmë se ligji për rezervën shtetërore, parasheh që vend ndodhja e rezervës është sekret, mirëpo jo edhe procedurat e prokurimit. Zhmangia nga këto procedura ishte bërë me vendim të kryeministrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore