
Finlanda është në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët kosovarë, ka thënë ministrja finlandeze për çështje evropiane Tytti Tuppurainen.
Ministrja finlandeze e cila viziton për herë të parë Kosovën ka thënë se të rinjtë kosovarë e meritojnë të udhëtojnë lirshëm brenda Bashkimit Evropian, gjë e cila deri më tani u është mohuar.
“Finlanda është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Sigurisht që e meritoni. Të rinjtë tuaj e meritojnë. Kam takuar shumë të rinj kosovarë që janë të etur për të udhëtuar, për të pasur të drejta të barabarta për të udhëtuar”, i ka thënë ajo agjencisë kosovare të lajmeve “kosovapress”.
“Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave. Dhe tani është koha për ta dhënë atë. Finlanda është në favor të kësaj dhe ne kemi punuar drejt qëllimit që Këshilli të arrijë marrëveshjen për liberalizimin e vizave”.
Mes tjerash, ajo dha komente edhe rreth nevojës së zgjidhjes së çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të fascilituar nga BE, për të cilën tha se Finlanda e mbështet plotësisht.
“Besoj se Kosova i përket Evropës, bashkëpunimit tonë të ndërsjellë, por ky dialog është diçka që duhet shfrytëzuar maksimalisht. Kështu që ju inkurajoj, por e kuptoj plotësisht se i takon Kosovës të bëjë zgjedhjet e saj”, ka thënë mes tjerash ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Thirrja e Perëndimit dhe tërheqja e Vuçiç-it