Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme ruse/ Kërcënime dhe dhunë fizike gjatë tërheqjes të stafit diplomatik nga Ukraina


Ministria e Punëve të Jashtme ruse përmendi “kërcënime dhe dhunë fizike” në një deklaratë të gjatë duke njoftuar vendimin për tërheqjen e stafit diplomatik nga Ukraina.

“Që nga viti 2014, Ambasada Ruse në Kiev dhe Konsullatat e Përgjithshme të vendit tonë në Odessa, Lviv dhe Kharkiv janë nënshtruar sulmeve të përsëritura”, thuhet në deklaratë.

“Kundër Qendrës Ruse për Shkencë dhe Kulturë në Kiev u organizuan rregullisht provokime dhe dëmtime në pronën e Qendrës. Objekt i veprimeve agresive u bënë edhe diplomatët rusë. Ata morën kërcënime. Autoritetet e Kievit nuk reaguan ndaj asaj që po ndodhte, në kundërshtim me detyrimet e tyre sipas Konventave të Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Konsullore.

Deklarata erdhi menjëherë pasi Këshilli Federativ i Rusisë miratoi një kërkesë të presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur trupa jashtë vendit, mes shqetësimeve për një luftë të mundshme me Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore