Kosova

Ministri turk: Jam i lumtur me përparimin e Kosovës në 20 vjetët e fundit


Hakan Fidan në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ka përfunduar vizitë e tij njëditore në Kosovë me mbresa pozitive meqë është shprehur shumë i kënaqur me zhvillimin e Kosovës në 20 vjetët e fundit.

“Kam pasur kënaqësinë të shoh zhvillimin e vrullshëm të rajonit në 20 vjetët e fundit, rajon të cilën e kam përcjellur nga afër”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.

Ndër të tjera ai ka ripërsëritur se Turqia e mbështetë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës me siguri do të arrijë pozitën që meriton në arenën ndërkombëtare. Ne kemi mbështetje të plotë në këtë rrugë”, shkroi ai.

Kryediplomati turk ka vlerësuar se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë do forcohet edhe më tej.

“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për prosperitetin dhe stabilitetin e këtyre tokave të lashta”.

Fidan të premten qëndroi në Kosovë ku takoi krerët institucional.

Ai përveç Prishtinës vizitoi edhe Komunën e Prizrenit e të Mamushës ku u mirëprit nga komuniteti turk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore