Ministri serb i Mbrojtjes takon Stuart Peach-in: “Veprimet e Prishtinës kërcënojnë sigurinë e rajonit”

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, është takuar me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, të cilit i është ankuar për “veprime të njëanshme” të Kosovës, përmes të cilave tha se “po frikësojnë serbët”.
Ministria serbe e Mbrojtjes, përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar, shkroi se Stefanoviç tregoi se “lëvizjet e Prishtinës paraqesin kërcënim ndaj stabilitetit të rajonit”.
Gjithashtu në deklaratën e lëshuar nga ministria serbe shkruhet se “formimi i të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës është në kundërthënie me të gjitha aktet ndërkombëtare”.
“Stefanoviç gjithashtu bisedoi me Stuart Peach për situatën politike dhe të sigurisë në rajon”, shkruhet më tej.
“Peach u shpreh mbështetës ndaj Serbisë në proceset e saj integruese në Evropë dhe shprehu gjithashtu brengën ndaj destabilizimit të mundshëm të Ballkanit Perëndimor”, thuhet mes tjerash.
Peach ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar do të përpiqet të mbajë pozicion neutral dhe do t’i interpretojë objektivisht ngjarjet në rajon”.
Gjithashtu, Stuart Peach ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbëshet plotësisht Përfaqësuesin Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjithashtu, i dërguari britanik për rajonin i ka shprehur Stefanoviçit se “Serbia është faktor i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit në rajon”.
/Albanianpost.com-
Nga stuhia e nëntë e rërës mbyllet pjesa më e madhe e Irakut
-
Vazhdon lufta e Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit me mallra
-
Vuçiç dhe Pendarovski mirëpresin vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e Autoçefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase
-
Kryebashkiakët e Tiranës, Romës dhe Roterdamit bëhen bashkë për të ndërgjegjësuar tifozët