Lajme

Ministri Peci: 26 milion euro grante në bujqësi për vitin 2022


Faton Peci, Ministër i Bujësisë në Kosovë

“Sot kemi një lajm tejet të mirë për fermerët dhe bujqit tanë”, ka nisur konferencën për medie Ministri i Bujqësisë së Kosovë, Faton Peci.

“Prezentimin e programit për grante në vlerë prej 26 milion euro”.

Në shpjegimin e detajuar të mënyrës se si është planifikuar të ndahet ky buxhet, Peci ka thënë në asete fizike të ekonomive bujqësore do të investojnë 13 milion euro.

“Pemë drufrutore 2.5 milion euro, arrat dhe lajthia 500 mijë euro, pemët manore 1 milion euro, sektori i perimeve dhe serrave 1.7 milion euro, sektori i serrave për fidane 1.5 milion euro, depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve 1.2 milion euro, prodhimi i mishit – rritja e viçave 1.5 milion euro, prodhimi i mishit – rritja e derrave 200 mijë euro, prodhimi i qumështit të lopës 1.5 milion euro, prodhimi i qumështit të deleve e dhive 300 mijë euro, pikat grumbulluese të qumështit 250 mijë euro, prodhimi i rrushit 450 mijë euro, prodhimi i vezëve 500 mijë euro”.

Në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, Ministria e Bujqësisë për vitin 2022 ka ndarë 5.8 milion euro.

“Përpunimi i qumështit 500 mijë euro, përpunimi i mishit 800 mijë euro, përpunimi i pemëve dhe primeve 1 milion e 236 milion euro, prodhimi i verës 300 mijë euro, pika grumbullues depo për pemë dhe perime 3 milion euro”.

Në difersifikimin e fermës dhe zhvillimin e bujqësisë janë ndarë 7.2 milion euro.

“Grumbullimi dhe përpunimi i produkteve jo drusore të pyllit përfshirë bimët mjekësore dhe aromatike 600 mijë euro, zhvillimin e turizmit rural duke përfshirë edhe agro turizmin 3.5 milion euro, përpunimi i prodhimeve bujqësorë në ekonomi familjare 700 mijë euro, prodhimin e mjaltit 500 mijë euro, aktivitete jo bujqësore në zona rurale 500 mijë euro, përpunimi i leshit të deles 400 mijë euro, prodhimi i humusit 200 mijë euro, rritja e shpezëve për vezë e për mish 300 mijë euro, kultivimi i peshkut 500 mijë euro”.

Për të gjithë përfituesit e këtyre mjeteve të cilat do ti ndajë Ministria e Bujqësisë, sipas Pecit, do të kenë kujdes që të mos bëjnë gabimet e viteve të mëparshme.

“Zgjedhja e fermerëve është standarde”, ka thënë ministri duke treguar e fillimisht duhet të hartohet udhëzimi administrativ dhe janë disa procese pas deri tek përzgjedhja e bujqve e fermerëve që aplikojnë.

“Për dallim prej herëve të kaluara ku ky proces është shoqëruar me parregullsi, në do të ndërmarrim edhe masa shtesë, në momentin e fillimit të vlerësimit të këtyre granteve ne do të kërkojmë përkrahjen edhe të partnerëve po dhe të organizatave të shoqërisë civile në mënyrë që procesi i përfitimit të jetë objektiv dhe transparent. Dhe të gjithë fermerët do të dinë se si ka shkuar procesi i vlerësimit të këtyre granteve”, shtoi ministri.

Programi për zhvillim 2022 – grante për bujqësi, ka një buxhet total prej 26.3 milion euro.

“Jemi në rrugë të drejtë të arritjes së një marrëveshje për sigurimin e fondeve shtesë nga partnerë dhe organizata ndërkombëtare përmes së cilës synojmë lëndimin edhe të projektit për përkrahje të zonave rurale, turizmin rural me theks të veçantë dhe agro turizmin”, perëndoi ministri Peci.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore