
Ministri i Brendshëm i Libisë, Fathi Bashagha, i ka shpëtuar një atentati kur ai po vizitonte Korporatën Kombëtare të Naftës dhe selinë e forcës së zbatimit të ligjit, në Tripoli.
Ai është ministr i brendshëm i Libisë që nga viti 2018.
“Autokolona e Fathi Bashagha-t u qëllua nga një makinë e blinduar ndërsa ai ishte në autostradë. Dy nga sulmuesit u arrestuan dhe një i tretë është në spital”, tha një burim pranë ministrit të Brendshëm.
Bashagha ka shërbyer si ministër në Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare të njohur nga OKB-ja (GNA) që nga viti 2018.
58-vjeçari luan një rol të rëndësishëm politik, ku ai ka premtuar t’i japë fund korrupsionit në vendin e Afrikës Veriore.
Bashagha ishte parë si një favorit, për të drejtuar një qeveri të re të përkohshme nën përpjekjet e paqes, të drejtuara nga OKB-ja pas një armëpushimi vitin e kaluar. Posti u mor nga biznesmeni Abdul Hamid Dbeibah, një inxhinier 61-vjeçar, i cili ka bërë thirrje për rindërtim , demokracia dhe ribashkimi në Libi.
Libia ka qenë në një gjendje trazirash që nga viti 2011, kur një fushatë ushtarake e mbështetur nga NATO-ja rrëzoi udhëheqësin e vjetër Moammar Gadhafi-n.
Në Libi po zhvillohe në një luftë civile midis GNA-së me bazë në Tripoli dhe Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), e udhëhequr nga Khalifa Haftar.
Turqia dhe Katari janë mbështetësit kryesorë të huaj të GNA-së, ndërsa Haftar-i ka marrë mbështetje nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.
Albanianpost.com