Lajme

Ministri Latifi do të raporton para Komisionit për Shëndetësi


Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, do të raportojë sot (e mërkure) më 26 janar para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.

Raportimi i ministrit Latifi do të bëhet për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Sipas njoftimit të Kuvendit në rend të ditës të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përveç miratimit të rendit të ditës, do të bëhet votimi i Raportit për monitorimin e Ligjit 05/L-025 për Shëndetin Mendor dhe pika e fundit do të jetë për çështje të pa përcaktuara më parë.

Masat e reja antiCOVD-19 në Kosovë, të miratuar më 21 janar, janë kritikuan nga njohësit e shëndetësisë dhe partitë opozitare.

Këto masa të ndërmarra janë në kundërshtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas OBSH, kufizimi i udhëtimeve nuk ka sjellë rezultat pozitiv në parandalimin e përhapjes së pandemisë, dhe kontribuon vetëm në stresin ekonomik dhe atë social.

Thirrjet e fundit të OBSH-së janë që dëshmia e vaksinimit kundër COVID-19 mos të kërkohet për udhëtarët.

Ndërsa infektologu Shemsedin Dresha,j ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mos-menaxhimin e duhur të situatës me pandeminë.

Ai ka thënë se pandemia nuk menaxhohet me fjalë, por me vepra dhe se me mosveprimin është krijuar opinion në popullatë se virusi nuk ekziston, për çka edhe ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore