Lajme

Ministri i Mbrojtjes ukrainase thërret popullin për t’u bashkuar me ushtrinë


Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, i ka bërë thirrje popullit për të iu bashkuar ushtrisë së vendit.

“Kushdo që është gati të mbajë një armë mund të bëhet pjesë e ushtrisë për mbrojtjen e territorit”, ishte thirrja e tij.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se do të përjashtohen nga sistemi i taksimit të gjithë qytetarët e Ukrainës që janë të gatshëm të mbrojnë vendin si pjesë e mbrojtjes territoriale.

Policia ukrainase ka raportuar se deri më tani shtatë persona kanë vdekur nga bombardimet ruse në një pallat rezidencial.

Nga ana tjetër, Shchastya është nën kontrollin e Ukrainës dhe 50 forca ruse janë vrarë.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore