Lajme

Ministri i Mbrojtjes të Izraelit shpall ‘rrethimin e plotë’ të Gazës: “Nuk ka energji, ushqim apo karburant”


Ministri i Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës, ndërsa Izraeli lufton grupin terrorist Hamas.

“Kam urdhëruar një rrethim të plotë në Rripin e Gazës. Nuk do të ketë energji elektrike, ushqime, karburant, gjithçka është e mbyllur”, thotë Gallant pas një vlerësimi në Komandën Jugore të IDF në Beersheba.

“Ne po luftojmë me njerëz kafshë dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat”, shton ai.

Gallant: Hamasi së shpejti do ta kuptojë se bëri një gabim të rëndë dhe do të paguajë një çmim të rëndë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore