Kosova

Ministri i Mbrojtjes i Italisë viziton Kosovën


Guido Crosetto

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, të premten do të qëndrojë në Kosovë.

Crosetto, gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë ushtarët italianë të cilët po shërbejnë në vend në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë bëhet e ditur se Crosetto do të festojë me ushtarakët italianë festën e Premtes së Madhe.

“Po nisem për Kosovë për të kaluar të Premten e Madhe me ushtrinë tonë. Atyre do t’i sjell përshëndetjet dhe mirënjohjet e shtetit dhe italianëve”.

Në njoftim bëhet e ditur se Crosseto do të zhvillojë edhe “takime të rëndësishme institucionale”, por pa dhënë detaje shtesë se me kë saktësisht do të takohet ministri italian.

Ndryshe gjatë kësaj jave Kosovën vizitoi edhe ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, i cili takoi ushtarët e kontingjentit polak të KFOR-it.

Në Kosovë qëndroi edhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusiç, i cili u prit nga homologu i tij kroat, Ivan Anusiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore