Kosova

Ministri Guler: Dialogu e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet në rajon


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes së Turqisë Yasar Guler.

Sipas ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler, dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.

“E theksuam faktin se duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne është çështje që ka peshë të madhe. Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në këtë rajon dhe ritheksuam faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it, e kemi marrë përsipër dhe do ta realizojmë me neutralitet dhe transparencë të plotë”, tha Guler.

Ndërsa theksoi faktin se detyra e komandantit të KFOR-it do të realizohet me neutralitet dhe transparencë të plotë.

Duke pohuar se Turqia përkrah sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Raportet tona me Kosovën si bashkëpunëtorë e jona në Ballkan në të gjitha fushat vazhdojnë me shpejtësi dhe stabilitet të ndërtuar sipër raporteve të kamotshme historike e kulturore”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes së Turqisë Yasar Guler.

“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, unifikimin me institucionet euroatlantike dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, theksoi ai.

Kurse, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në konferencë për media ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në partneritetin e programit për paqe.

Ai ka sqaruar rëndësinë e anëtarësimit në NATO që garanton stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Republika e Turqisë ka qenë, dhe do të mbetet partner strategjik për Republikën e Kosovës, bashkëpunimi mes vendeve tona, është ndërtuar një shtyllë mbi shtyllat e forta të parimeve dhe besimit reciprok, prandaj si i tillë ai do të vazhdojë të thellohet, dhe patjetër që do të jetë i qëndrueshëm me forcë”.

“Në këtë aspekt kam kërkuar nga ministri Guler mbështetje për anëtarësimin e Republikë së Kosovës në partneritetin e programit për paqe, dhe kam theksuar rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO si rrugë që garanton stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas Maqedoncit, është dëshmuar që ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në shërbim të paqes dhe në funksion të shërbimit ndaj paqes.

Vizita e Guler në Kosovë ndodh pak ditë pasi komandant i KFOR-it u emërua gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

Këtë mandat, Ulutas do ta ushtrojë për një vit.

Përndryshe, kjo do të jetë hera e parë që një zyrtar ushtarak turk komandon një mision paqeruajtës të NATO-s në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Turqia zyrtarisht ka marrë përsipër komandën njëvjeçare të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), në një periudhë kur harku i tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, posaçërisht pas sulmit terrorist të 14 shtatorit në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore