Kosova

Ministri gjerman dhe Maqedonci të hënën vizitojnë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit


Ministri i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën do të pres në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, me të cilin do të vizitojnë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin.

Vizita dhe takimi janë bërë të ditura përmes një komunikate të lëshuar nga ministria e Mbrojtjes.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët  të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde”.

“Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, të dy ministrat do të shohin edhe kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të QNKTSH-së.

Më 31 janar, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj zyrtare në Gjermani, është takuar me ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorious, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Gërvalla, përmes një komunikate dërguar mediave ka thënë se e informoi atë për veprimet kërcënuese të Serbisë që janë të vazhdueshme.

“Ministrja Gërvalla e njoftoi ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon”, ka thënë ajo.

Tutje, është thënë se ministrja ka kërkuar nga ai që të rritet prezenca e Gjermanisë në rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore