Shqipëria

Ministeriali është një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimin ekonomik, thotë Mete


Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Bankës Botërore për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Xiaoqing Yu dhe drejtorët rajonalë.

Gjatë takimit mësohet se është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe mbështetjen për Procesin e Berlinit përmes nismave konkrete.

Sipas Mete, ministeriali është “një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të rajonit në tregun e përbashkët evropian”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore