Sport

Milan kërkon të finalizojë transferimin e Diaz


AC Milan do të hyjë në negociata me Real Madridin për të nënshkruar me Brahim Diaz këtë verë për një transferim të përhershëm, sipas Sky Italia.

Diaz, 23 vjeç, është nën kontratë me gjigantët spanjollë deri në qershor 2025 dhe ka qenë një lojtar kyç për Stefano Pioli, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar gjashtë të tjerë në 31 paraqitje në ligë.

Anësori spanjoll ka luajtur dy sezonet e fundit si huazim te Milan-i nga Real Madrid dhe dëshiron të qëndrojë me kuqezinjtë edhe përtej kësaj vere. Tarifa e tij do të jetë rreth 22 milionë euro.

Milan janë duke luftuar që të zënë një vend në “top 4”, për t’u inkuadruar në Ligën e Kampionëve, dhe Diaz mund t’i ndihmojë shumë në sezonin e ardhshëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore