Sport

Milan-i për ‘pazar’ në Barcelonë


Skuadra e Milan-it po përpiqet të forcojë repartin e mbrojtjes dhe njëkohësisht të përfitojë nga situata në Klubin e Barcelona-s për të marrë shërbimet e Sergino Dest-it.

Barcelona akoma nuk ka rregulluar situatën e pagave dhe në gjendjen aktuale nëse nuk largon disa lojtarë do e ketë të vështirë të regjistrojë afrimet e verës: Sergio Aguero-n, Memphis Depay-n, Eric Garcia-n dhe Emerson Royal-in.

Dëshira e parë e Milan-it për krahun e djathtë të mbrojtjes është Alessandro Florenzi i Roma-s, por nëse kryeqytetasit nuk e lejojnë largimin e tij drejt kuqezinjëve atëherë alternativa e parë është amerikani Dest.

Dest mbërriti në Barcelonë një vite më parë nga Ajax-i për shumën e 21 milionë eurove, por Barcelona duket e bindur për të dëgjuar oferta për të, pasi në atë krahë ka Sergi Roberto-n dhe Emerson-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore