Përballje

Milan-i mposht pas vazhdimeve  Genoa-n, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë


Milan-it iu deshën vazhdimet për të kaluar në çerekfinalen e Kupës së Italisë, teksa mposhtën Genoa-n me rezultat 3:1.

Ndeshja nisi me raste në të dyja anët, ku fillimisht ishte Rade Krunic që rrezikoi, por goditja e tij me kokë u ndal nga shtylla.

Goli për Genoa-n erdhi në minutën e 17-të, kur Leo Ostigard u gjend më së miri në zone pas një goditjeje nga këndi, i cili më pas shënoi për 1:0.

Mysafirët kanë mundur shumë lehtë të dyfishojnë shifrat, mirëpo Caleb Ekuban nuk u tregua i saktë, duke humbur një mundësi shumë të mirë për të realizuar gol.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Genoa-s, derisa në të dytën Milan-i ishte më i vendosur, duke shtuar rastet para portës së Genoa-s.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 74-të, kur Theo Hernandez asistoi te Giroud që shënoi për 1:1.

Gola më nuk pati në kohën e rregullt dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Milan-i ishte më i mirë dhe fillimisht Rafael Leao shënoi një super gol në minutën 102-të për 2:1.

Edhe në vazhdimin e dytë, kuqezinjtë shënun edhe njëherë, kur Theo Hernandez asistoi për Alexis Saelemaekers i cili ishte i saktë për 3:1.

Milan-i pas kësaj fitoreje kaloi tutje në çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku pret kundështarin e radhës nga ndeshja Lazio-Udinese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore