Sport

Milan-i dërgon ofertë të përmirësuar te Chelsea për Pulisic


Milani ka përmirësuar propozimin e tyre ndaj Chelsea-t për Christian Pulisic, me bonuse që arrijnë në 22 milionë euro, me besim se sulmuesi i amerikan dëshiron një transferim te Milan-i.

Kuqezinjtë kishin bërë një ofertë fillestare prej 14 milionë euro plus shtesa, por u refuzuan nga Chelsea, të cilët kërkonin 25 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin e tyre.

Sipas “The Athletic” dhe “Tuttomercato”, Milani dërgoi ofertën e dytë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kjo ofertë, duke përfshirë shtesat, do të arrijë një total prej 22 milionë euro, kështu që nuk është shumë larg çmimit të kërkuar nga londinezët.

Milan-i ka një avantazh te Pulisic, pasi ai ka thënë se dëshiron transferimin te kuqezinjtë, duke refuzuar kalimin te Lyon-i, edhe pse këta të fundit raportohej se kishin përmbushur kërkesat financiare të Chelsea-t.

24-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij me Chelsea-n, kështu që edhe kjo funksionon në favor të kuqezinjve.

Pulisic u ble nga Borussia Dortmund në janar 2019 për 64 milionë euro, por shënoi vetëm 26 gola me 21 asistime në 145 ndeshje konkurruese për Chelsea-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore