Sport

Milan-i arrin marrëveshje me futbollistin e Valencia-s


Milani është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre për Valencia-n për mesfushorin e tyre, Yunus Musah, i etur për të mposhtur Fulham-in, të cilët gjithashtu janë në garë për futbollistin amerikan.

Një raport nga “Gazzetta dello Sport” sugjeroi se mesfushori 20-vjeçar amerikan kishte rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjtë, i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje pesëvjeçare me një pagë prej 2 milionë euro neto në sezon.

Milan-i shiti Sandro Tonali-n te Neëcastle United këtë muaj dhe ka punuar shumë për të provuar të mbushë boshllëkun, duke marrë Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i Tijjani Reijnders nga skuadra holandeze, AZ Alkmaar.

Siç është raportuar nga gazetareët italianë, Daniele Longo dhe Fabrizio Romano, Milani po kërkon të përshpejtojë për Musah-n në ditët në vijim, duke dashur ta tërheqë atë përpara palëve të tjera të interesuara si Fulham.

Oferta e fundit e kuqezinjve prej 13 milion euro plus 4 milion të tjera në shtesa nuk u pranua, por ata po planifikojnë të rrisin ofertën në rreth 19 deri në 20 milion euro në total.

Klubi duket se ka besim se një marrëveshje për mesfushorin 20-vjeçar amerikan mund të përfundojë së shpejti, duke shtuar një tjetër përforcim në skuadrën e Stefano Pioli-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore