Sport

Milan arrin marrëveshje me yllin brazilian


Milan-i është duke negociuar me klubin brazilian, Santos, për të transferuar sulmuesin e këtyre të fundit, Kiao Jorge.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje personale me sulmuesin 19-vjeçar, andaj mbetet të arrihet akordi me klubin e tij, për t’u transferuar në Milano.

Kiao Jorge-s i skadon kontrata me Santos-in në dhjetor të këtij viti, andaj kjo ka bërë që brazilianët të ulin çmimin e kartonit të tij.

Sipas të njëjtit burim, Milan-i nuk po ngutet të mbyll marrëveshjen, përkundrazi Rossonerët synojnë të arrijnë në fund të merkatos kur Santos mund të vendosë për një kompensim shumë të vogël prej as dy milionë euro.

Jorge pritet të jetë zëvendësues Zlatan Ibrahimovic-it dhe Olivier Giroud.

Kaio Jorge ka zhvilluar 24 takime në të gjitha garat me skuadrën e Santos, prej të cilave ka arritur të shënojë gjashtë gola.

Ndërkaq, vlera e kartonit të tij, llogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore