Lajme

Mike Tyson pyet fansat: Më mirë BTC apo ETH?


Të shtunën, ish-kampioni i boksit në pesha të rënda, Mike Tyson, pyeti 5.6 milionë ndjekësit e tij në Twitter se cilën kriptovalutë preferojnë më shumë, Bitcoin (BTC) apo Ethereum (ETH).

Marrëdhënia e ish-boksierit profesionist, i njohur ndryshe si “Kid Dynamite” dhe “Iron Mike” me kriptovalutat dhe asetet digjitale nuk është e re, pasi kohët më të fundit ai është bashkuar me agjencinë kreative të NFT-ve “1ofone”.

Sipas njoftimit, Tyson do të publikojë koleksionin e tij të parë zyrtar NFT me “1ofone” këtë gusht.

Ish-kampioni i peshave të rënda bashkëpunoi me artistin digjital Cory Van Leë dhe koleksioni NFT do të paraqesë disa nga “momentet më ikonike të karrierës së tij”.

Tweet-i i Tyson-it jo vetëm që mori vëmendjen nga një numër i madh i mbështetësve të kriptove, por edhe të reperit legjendar Busta Rhymes.

Pasi Tyson pyeti: “Cilin preferoni, BTC apo ETH?” Rhymes u përgjigj dhe tha: “Mike, jam këtu me ty. Kalova 30 minutat e fundit, duke lexuar pjesën e komenteve”.

Në pjesën e komenteve të tweet-it të Tyson-it, ka një mori përgjigjesh nga shumë ndjekës.

Drejtori ekzekutiv i firmës teknologjike “Microstrategy”, Michael Saylor, u përgjigj dhe shkroi: “Mike, kam kaluar më shumë se një mijë orë, duke e konsideruar këtë pyetje dhe zgjodha Bitcoin. Deri më tani, unë kam blerë 2.9 miliardë dollarë në BTC, sepse mendoj se është e ardhmja e pronës digjitale”.

Edhe Jack Dorsey, bashkëthemeluesi i Twitter-it, iu përgjigj Tyson-it dhe ndau një faqe në internet të quajtur hellobitco.in.

Pyetja e Tyson gjeneroi një numër të ndryshëm përgjigjesh

Sigurisht që një numër njerëzish përmendën edhe një larmi e gjerë kriptovalutash të tjera në statusin e Tyson-it.

Llogaria zyrtare në Twitter e kriptomonedhës “Baby Doge Coin” shkroi: “Mike le të flasim #BabyDoge”. Drejtori ekzekutiv i platformës së këmbimeve të kriptomonedhave “Paxful”, Ray Youssef, po ashtu iu përgjigj pyetjes së Tyson.

“Shumë mirë që je këtu me ne Mike”, shkroi Youssef.

“Bitcoin është para hallall dhe paqësore, e ndershme”.

Youssef shtoi më tej se të dy kanë vendin e tyre, por “unë mbaj më shumë Bitcoin dhe njerëzit e Afrikës po e përdorin atë çdo ditë si një mënyrë për të dalë nga aparteidi ekonomik.

Një individ tjetër tha: “ETH është një ekonomi e tërë e sigurt dhe e decentralizuar. BTC është thjesht një monedhë portokalli e sigurt dhe e decentralizuar. Kështu që unë preferoj ETH”.

Numri i përgjigjeve në pyetjen e Tyson është shumë i madh dhe siç tha Busta Rhymes, 30 minuta mund të kalohen lehtë duke i lexuar ato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore