
Mike Tyson siguroi vendin e tij si trajner në ekipin e Francis Ngannou katër vjet përpara se lufta e tij me Tyson Fury të bëhej realitet.
Legjenda e boksit e ftoi Ngannou të shfaqej në podcast-in e tij “Hotboxin” në vitin 2019 dhe gjatë takimit të tyre “Iron Mike” i dha disa këshilla ish titullarit të peshave të rënda të UFC-së.
Këshillat e Tyson ishin përshtatur rreth Fury-t, i cili më parë kishte thirrur “The Predator”, duke nxitur një sërë shkëmbimesh në mediat sociale midis dy kampionëve të sporteve luftarake.
Tani, Ngannou është një agjent i lirë pasi u largua nga UFC në fillim të këtij viti, dhe “The Gyspy King” ka zgjedhur të përballet me të pas dështimit për të siguruar duelin me Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua.
Dyshja e peshave të rënda do të boksojë mbi 10 raunde në Arabinë Saudite më 28 tetor.
Mike Tyson gave UFC heavyweight champion Francis Ngannou tips on how to fight Tyson Fury…
[📽️ @MikeTyson & @Francis_Ngannou] pic.twitter.com/LdWdGNjDKb
— Michael Benson (@MichaelBensonn) January 15, 2023
Ngannou ka filluar përgatitjet për debutimin e tij në ring dhe një nga gjërat e para që ka bërë është shtimi më i ri i kampionit të peshave të rënda në ekipin e tij të stërvitjes. Javën e kaluar, kamerunasi konfirmoi se Tyson do ta stërvit atë pr muajt e ardhshëm dhe shpjegoi pse ai është shumë i lumtur që po punon me 57-vjeçarin.
“Sjellja e Mike Tyson në kampin tim stërvitor është një nga vendimet më të mira që mund të marr për t’u përgatitur për Tyson Fury”, tha Ngannou.
“Mike Tyson është idhulli im në këtë sport. Përvoja dhe koeficienti i inteligjencës në boks do të jenë të rëndësishme për të përmirësuar teknikën time nën drejtimin e tij për të fituar këtë super luftë”.
“Unë e kam dashur këtë luftë prej vitesh dhe tani që është këtu, jam fokusuar në luftën më të madhe të karrierës sime dhe të trondit botën në skenën më epike për fansat në Riad. 28 tetor, bota do të dije kush është njeriu më i keq në planet”, shtoi ai.
Nuk kaloi shumë kohë derisa fotografitë e dy burrave në kamp qarkulluan në mediat sociale, duke filluar me atë që Tyson postoi për të konfirmuar marrëdhënien e tij të re të punës me Ngannou.
“I nderuar të punoj me kampionin Francis Ngannou”, ka shkruar Tyson në postimin që ka ndarë me 21.9 milionë ndjekësit e tij në Instagram.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama bën bilancin e ‘dekadës socialiste’: Vetëm PS shmangu një 97’ të dytë në Shqipëri
-
Edhe në Zubin Potok serbët iniciojnë peticion për largimin e kryetarit Zeqiri
-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Trafiku i pasagjerëve në Evropë, TIA mes aeroporteve me performancën më të lartë