Sport

Mijëra tifozë në rrugë për funeralin e Pele-s, presidenti i Brazilit kryeson homazhet (FOTO)


Credit: AP

Mijëra tifozë u rreshtuan në rrugët e Santos për funeralin e Pele-s. Dhe presidenti i ri i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ishte ndër ata që i bënë homazhe ikonës kombëtare përpara varrimit të tij.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës ndërroi jetë të enjten e kaluar në moshën 82-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Trupi i tij u vendos në një arkivol të hapur në mes të stadiumit “Vila Belmiro” në qytetin brazilian Santos, ku ai luajti për 18 vjet. 230 mijë njërez kryen homazhe duke krijuar një radhë prej 2 kilometrash.

Credit: AFP

Arkivoli u mbajt nga ish-mesfushori brazilian, Ze Roberto, si dhe djali i Pele-s, Edinho, me kurora lulesh të dërguara nga Neymar, Vinicius Junior e shumë të tjerë.

Edinho ishte dukshëm emocional, ndërsa gruaja e Pele, Marcia Aoki u ngushëllua nga Lula dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Dhe pas 24 orësh, arkivoli u mbulua me një flamur brazilian të ruajtur nga ushtarët mëngjesin e kësaj të marte për të kryer përcjelljen për në banesën e fundit.

Makina kaloi ngadalë pranë shtëpisë së nënës së tij 100-vjeçare përpara se të arrinte në vendin e fundit të pushimit, në katin e nëntë të “varrezës vertikale” 14-katëshe me një ceremoni të vogël për anëtarët e familjes dhe miqtë.

Credit: AP

Brazili gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare për Pele-n.

Por pavarësisht trishtimit të thellë për ndarjen nga jeta, publiku po feston jetën e tij edhe me këngë, vallëzim e madje edhe fishekzjarre.

Pele shpërtheu në skenën globale në vitin 1958 dhe ndihmoi Brazilin të fitonte radhazi Kupat e Botës katër vjet më vonë. Suksesi i tij në vitin 1970 siguroi që ai të bëhej dhe të mbetet i vetmi person që fitoi tre turne të Kupës së Botës si lojtar.

Në nivel klubesh, Pele shijoi 18 vite të bujshme me Santos, skuadra për të cilën bëri debutimin e tij në moshën 15-vjeçare. Në përgjithësi, ai shënoi 1,279 gola në 1,363 ndeshje, duke përfshirë miqësoret, që njihet si një Rekord Botëror “Guinness”. Ai gjithashtu shënoi 77 gola në 92 ndeshje për ekipin kombëtar – një rekord i barazuar nga Neymar në Kupën e Botës së fundit.

Credit: REUTERS
Credit: AP
Credit: REUTERS
Credit: REUTERS
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dhe gruaja e tij Rosangela. Foto: AFP

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore