Zgjedhjet në Shqipëri

Midis rurales dhe urbanes: Fieri, fushëbeteja për 16 mandate


Qarku i Fierit është motori kryesor i bujqësisë në Shqipëri. Plot 30% e perimeve shqiptare, prodhohen në këtë qark.

Divjaka dhe Lushnja, janë bashkitë kryesore kontribuuese në zhvillimin e madh që bujqësia ka pasur.

Nga ana tjetër, qarku Fier është i treti më i populluari në vend. Rreth 290 mijë shqiptarë, jetojnë në qytetet dhe fshatrat e zonës.

Pavarësisht investimeve të shumta të pretenduara nga pushteti vendor, opozita vazhdon t’i mëshojë idesë se panorama, nuk është si pretendohet.

Pavarësisht qasjes ekonomike rurale, një aspekt tjetër me rëndësi, është ai i zhvillimit urban.

Kryesisht, përgjegjëse për këtë spektër, ka qenë Rilindja Urbane. Me investime urbanistike në gjithë qarkun, sytë janë kthyer edhe nga turizmi.

Pak e dinë se Fieri gëzon një dalje të gjerë në Adriatik – plot 33 kilometra vijë bregdetare.

Laguna e Karavastasë, mbetet një perlë natyrore, e cila do të shfrytëzohet ndër të tjera, edhe për investimet në energjinë e gjelbër.

Një bastion historik socialist, Fieri ka parë vetëm rritje për këta të fundit.

Përmbysjen, e kërkojnë për të parën herë në koalicion paszgjedhor, demokratët dhe socialistët.

Të regjistruar janë 390 mijë votues nëse përfshihen emigrantët. Gjithsesi, në vitin 2017, vetëm gjysma e tyre hodhën fletët në kutitë e votimit.

Qarku rural në urbanizim e sipër, vendos për 16 karrige kuvendore në Shqipëri – qarku i dytë me më shumë ulëse pas kryeqytetit.

Kjo, është një pamje e fushëbetejës politike, sociale dhe ekonomike të Fierit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore