Aplikacione

Microsoft Teams do të integrojë mjetin e ri të inteligjencës artificiale Copilot


Ka të reja për ata që kanë zgjedhur të mbështeten për punën te Teams-i.

Microsoft-i ka prezantuar thuajse 100 risi teknologjike, duke u fokusuar në inteligjencën artificiale.

Në synimet e zhvilluesve, ky mjet – i lindur në vitin 2017 – duhet të përmirësojë performancën  kur punon në distancë. Pa harruar që platforma përdoret edhe në shkolla dhe universitete, për një total prej mbi 280 milionë përdorues.

Pamja e re e aplikacionit – sipas raportimeve nga kompania – do të përdorë 50 për qind më pak memorie dhe do të dyfishojë shpejtësinë.

Komandat dhe tarifat e ndryshme do të thjeshtohen gjithashtu, për t’i bërë ato më të lehta për t’u përdorur.

Një nga protagonistët e Teams-it do të jetë Copilot, asistenti digjital i pajisur me  inteligjencë artificiale për të gjitha shërbimet e Microsoft 365, nga Word në Excel, nga PowerPoint tek Outlook.

Kompania është e bindur se sistemi i ri organizativ do të bëjë të mundur krijimin e shënimeve dhe përmbledhjeve të takimeve shpejt, si dhe do të japë këshilla për organizimin e skedarëve Excel: do të mjaftojë të jepet komanda zanore.

Dhe do të lehtësojë përdorimin e llogarive, edhe në pajisje të ndryshme elektronike, si dhe do të përshpejtohet vërtetimi dhe sinkronizimi i profilit me të gjitha pajisjet, përfshirë njoftimet dhe mesazhet.

Nuk janë të rralla rastet kur disa klientë duhet të menaxhojnë disa llogari, për të cilat është bërë më e lehtë bashkëjetesa, pa pasur nevojë të hyjnë dhe dalin vazhdimisht.

Për të qenë në gjendje ta bëjë aplikacionin më funksional, duke reduktuar kohën e përgjigjes dhe duke reduktuar konsumin e memories së pajisjeve të ndryshme, Microsoft kërkoi ndihmën e GigaOm, një kompani analizash e fokusuar në teknologjitë e reja.

Synimi ishte të integroheshin dhe të bënin që të gjithë komponentët që janë pjesë e Teams-it të funksionojnë më mirë, nga imazhet, tingujt, bisedat, deri te mjetet që mund të jenë pjesë e tij, me qëllim përdorimin e menjëhershëm dhe të lehtësuar edhe për ata që janë pak të njohur me teknologjinë.

Me versionin e ri të Teams-it, Microsoft-i dëshiron ta bëjë platformën edhe më miqësore për përdoruesit.

Thjeshtimi i ndërfaqes duhet të bëjë edhe përmirësime për organizimin e kalendarit të punës, me mundësinë e marrjes së shënimeve ose bashkimit të bisedave, informacioneve, dhomave dhe kanaleve të ndryshme.

Duke filluar nga fundi i marsit dhe gjatë muajve të ardhshëm, Teams do të rregullojë të gjitha risitë e tij, duke përfshirë testuesit dhe klientët në procesin e modernizimit të aplikacionit.

Një hap ambicioz, duke qenë se elementët që mund të përkufizohen si të reja në platformë, të garantuara nga Microsoft-i, do të jenë gati 100.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore