Pajisje

Microsoft-i paditet për software-in


Kompania teknologjike, Microsoft, është paditur nga një kompani britanike me 270 milionë paund dëmshpërblim në Gjykatën e Lartë Angleze.

E përditshmja, Financial Times, zbulon se kompania paditëse ka pretenduar se Microsoft-i po përpiqet të “shkatërrojë” një treg me shumë miliarda dollarë në versionet e software-it të saj që janë të dorës së dytë.

Kompania, ValueLicensing, blen licencat e software-it të Microsoft-it që kanë qenë më parë në pronësi të kompanive që azhurnojnë IT-në e tyre ose bëhen të paafta të paguajnë dhe më pas i shesin ato në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

Në faqen e saj të internetit, ValueLicensing, pretendon se klientët e kompanisë mund të kursejnë deri në 70% duke blerë software të përdorur.

Jonathan Horley, themeluesi i ValueLicensing, ka akuzuar Microsoft-in për dëmtimin e konkurrencës në tregun e software-ve të përdorur duke bindur kompanitë të heqin dorë nga licencat e tyre të përhershme në këmbim të zbritjeve në software-in e bazuar në cloud të Microsoft-it.

“Microsoft-i ka një nxitje për të lëvizur në modelin e saj të ri të bazuar në cloud dhe për të hequr licencat e vjetra nga tregu në mënyrë që klientëve të mos u mbetet gjë tjetër veçse të kalojnë në modelin e tij të pajtimit”, ka thënë Horley gjatë një interviste të realizuar nga Financial Times.

Ai nuk nguroi ta akuzojë Microsoft-in për “abuzim me fuqinë e tij” dhe për privimin e kompanive nga mundësia për të blerë mjete më të lira të IT-së. Gjithashtu tha se pronarët e licencave të software-it po hasen me rënien e vlerës së tyre teksa tregu i rishitjes tkurret.

Nga ana tjetër, Microsoft-i nuk ka dhënë komente lidhur me vazhdimësinë e ndjekjes së çështjes ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore