Lajme

Mickoski: S’ka kthim pas nga zgjedhjet


Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Me ose pa datë për fillimin e negociatave në qershor, VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme.

Kështu ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, një ditë pasi qeveria bullgare konfirmoi se nuk ka lëvizje nga pozita për Maqedoninë e Veriut.

Më 18 qershor, Mickoski pret që qytetarët t’i bashkohen protestës. Ai thotë se veprimet e opozitës janë të patjetërsueshme meqë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski nuk pranon takim, shkruan Alsat.

“Pa dallim, zgjedhje të parakohshme duhet të ketë. Secili që kupton politikë e kupton se kthim pas nga kjo nuk ka. Tani e shtynë vetëm me forcë që persona të caktuar të fitojnë privilegje, të marrin tenderë”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov një ditë më parë diskutoi për më shumë se tre orë me partnerët e koalicionit qeveritar për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Përfundimi i këtij takimi konfirmoi se nuk ka lëvizje nga qëndrimi.

“Ajo që është e rëndësishme për ne për momentin është që ta mbrojmë interesin bullgar në çështjen me Maqedoninë e Veriut dhe të kërkojmë zgjidhje dhe diplomatët tanë punojnë në këtë drejtim”.

“Kur të ketë vendim dhe raport nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila njofton për përparimin e pozitës bullgare, atëherë do të dorëzohet propozim në Kuvendin popullor, por në këtë moment nuk kemi arritur deri aty”, ka deklaruar Lena Borisllavova, shefe e kabinetit të kryeministrit bullgar Kiril Petkov.

Partnerët e koalicionit në Sofje u mblodhën pasi Petkov kërkoi nga Presidenti Radev të thirr Këshillin e sigurisë për çështjen e Maqedonisë së Veriut por Radevi nuk është përgjigjur akoma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore