Stil

Michelle Obama tregon se amerikanët nuk ishin gati për flokët e saj me rica


Michelle Obama, gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, shkonte ndërmend idenë e të mbajturit të flokëve me rica.

Por më pas mendoi për popullin amerikan.

Ata “po përshtateshin” me idenë e një presidenti me ngjyrë në Zyrën Ovale dhe një familjeje me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, kështu që vendosi t’i mbante të drejta.

Edhe pse do të kishte qenë më e lehtë që t’i mbante flokët në trajtën e tyre natyrale, për të amerikanët “nuk ishin ende gati për këtë”.

Kështu që sakrifikoi t’i bënte flokët ashtu siç duheshin, në mënyrë që administrata e bashkëshortit të saj të fokusohej në arritjen e qëllimeve në vend që vëmendja të tërhiqej nga flokët.

Obama ka treguar se dilema e saj ishte një shembull ekstrem i vendimeve që gratë me ngjyrë marrin çdo ditë për të lundruar në politikën dhe ndjeshmërinë e vendeve të tyre të punës.

Shpesh ato ndjejnë presionin nga standardet e vendosura tanimë të bukurisë dhe normat e vendit të punës për të rregulluar flokët e tyre për një pamje më profesionale.

Qëndrimet në lidhje me flokët me rica kanë ndryshuar.

Në fillim të këtij viti, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi Aktin e Kurorës, legjislacion që ndalon diskriminimin në bazë të modelit të flokëve të dikujt, duke përfshirë ricat.

Por projektligji ngeci në Senat, Alaska në shtator u bë shteti i 19-të që miratoi legjislacionin për të mbrojtur njerëzit me ngjyrë nga ndëshkimi për mënyrën se si i mbajnë flokët.

Diskriminimi i bazuar në modelin e flokëve shfaqet thuajse rregullisht.

Minda Harts, themeluesja e një kompanie të zhvillimit të karrierës për gratë me ngjyrë, ka treguar se këto supozime dhe paragjykime sjellin dëme me vete.

“Këto paragjykime të pavetëdijshme dhe të vetëdijshme na pengojnë të kemi mundësinë të kemi një vend në tryezë. Ne as nuk kemi pasur rastin të prezantojmë veten”, ka thënë Harts.

Tani, gati gjashtë vjet e larguar nga Shtëpia e Bardhë, Obama i mban flokët me rica.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore