Michael Olise te Bayern, marrëveshje e përfunduar

SHFLETO

Michael Olise (Sky Sports)

 

Romario Ismailaj
22.06.2024 19:10
Loading Icons...

Sipas disa raporteve, Bayern Munich ka arritur një marrëveshje të plotë për të nënshkruar Michael Olise nga Crystal Palace.

“Sky Germany” dhe Fabrizio Romano raportojnë se është arritur një marrëveshje totale, me bavarezët për të paguar rreth 60 milionë euro në total.

Anësori 22-vjeçar thuhet se do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029 me Bayern-in.

Olise, i cili iu bashkua Palace në vitin 2021, shënoi 10 gola dhe siguroi gjashtë asistime në 19 paraqitje gjatë një sezoni të spikatur 2023-24 nën menaxherin e ri Oliver Glasner, pavarësisht se sezoni i tij u ndërpre nga një dëmtim.

Ylli I ri u ngrit më tej kur u emërua në skuadrën paraprake të trajnerit të Francës U-23, Thierry Henry për Lojërat Olimpike të kësaj vere.

Turneu i futbollit për meshkuj zhvillohet nga 24 korriku deri më 9 gusht, kur është planifikuar të zhvillohet ndeshja për medaljen e artë në Paris. Nëse Franca kalon në finale, Olise do të ketë vetëm dy javë për t’u rikuperuar përpara ditës së hapjes së fushatës së Bundesliga-s 2024-25.